Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës vazhdojnë rënien

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 62 cent ose me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 70.37 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 53 cent dhe u tregtuan me 60.89 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,274.63 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në më shumë se një javë.

Monitor,  23.05.2019