Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten rezervat e naftës në SHBA

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat në SHBA treguan një rritje të rezervave të naftës Bruto në SHBA, ndërsa Arabia Saudite deklaroi se do ta mbajë tregun të balancuar.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.6 dollarë për fuçi. Instituti Amerikan i Naftës deklaroi se rezervat u rritën me 2.4 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 480.2 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie me 599 mijë fuçi. Megjithatë investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditë së sotme nga administrata amerikane.

Ndërkohë, Arabia Saudite deklaroi se do ta mbajë tregun të balancuar, në një kohë që janë shtuar pritshmëritë se marrëveshja për uljen e prodhimit mund të shtyhet përtej muajit qershor. Për shkak të uljes së prodhimit, Bank of America Merrill Lynch deklaroi se prodhimi nga vendet e OPEC ra me 2.3 milionë fuçi në ditë, nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të 2019. Kjo ka bërë që çmimet të rriten me rreth 30% gjatë këtij viti.

Gjithashtu, banka tha se rritja e mëtejshme e çmimeve është parandaluar nga ngadalësimi i ekonomisë globale, që pritet të ndikojë edhe në kërkesën për naftë. Në anën tjetër, humbjet në sesionin e sotëm po kufizohen nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Scan,  22.05.2019