Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bursa e energjisë, funksionale vitin që vjen

Bursa e energjisë pritet të jetë funksionale vitin që vjen”. Deklarata vjen nga kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, që i hap rrugën ngritjes së saj.

Bursa e energjisë është prej elementëve më të rëndësishëm që parashikon modeli i tregut të energjisë në vend, ndërkohë që vendimi për ngritën e saj u miratua në datën 16 maj.  Bursa parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga të gjithë ata biznese që kanë dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë sasinë e nevojshme të energjisë.

Nga ana tjetër, pritet që  tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët, ndërsa prodhuesit do të kenë mundësi të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj.

Scan,  22.05.2019