Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës në bursa

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 36 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 71.82 dollarë amerikanë për fuçi, duke lënë pas kështu rritjen prej 21 centësh të shënuar gjatë një dite më parë.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 61 cent ose me 1 për qind dhe u tregtuan me 62.52 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me  1,273.47 dollarë amerikanë për onz.

Indeksi i çmimit të argjendit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 14.41 dollarë amerikanë për onz.

Indeksi i çmimit të platinit ra me 0.4 për qind dhe u tregtua me 809.92 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  22.05.2019