Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rradhë për naftë në Venezuelë, vendi i OPEC mbetet pa karburant

Venezuela po përjeton një situatë të jetuar më parë, sado paradoksale që mund të duket. Një prej vendeve më të mëdha prodhuese të naftës në botë, dhe ekonomia e së cilës varet në masën 95% nga industria e arit të zi, vuan për këtë të fundit.

Në vend janë rikthyer radhët e gjata nëpër pikat e karburanteve ndërkohë që importet kanë rënë ndjeshëm dhe rafineritë thuajse janë të paralizuara. Në zonat kufitare situata është bërë mëse normale.

Kjo për arsye se shumëkush ka gjetur te kontrabanda e naftës drejt fqinjëve territorialë, mundësinë e vetme të mbijetesës. Nafta në Venezuelë është thuajse falas dhe për këtë arsye disa e shfrytëzojnë për të përfituar para. Por, situata është dramatike jo vetëm në zonat periferike, por edhe në kryeqytetin e Caracas, me orë të tëra radhë nëpër pikat e karburantit.

Gjithsesi, Maduro është kujdesur që këto skena mos të shihen në kryeqytet dhe rastet janë të izoluara. Kriza e naftës i shtohet hiperinflacionit galopant që ka nxjerrë jashtë loje monedhën vendase, sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krizës për ushqime, krizës së refugjatëve dhe sidomos krizës politike, me një përplasje totale mes qeverisë dhe opozitës. Venezuela është në një krizë humanitare dhe situata duket se sa vjen e përkeqësohet.

Scan,  18.05.2019