Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Furnizimi botëror me naftë shënon rënie

Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në krahasim me muajin mars 2019, furnizimi botëror i naftës në muajin prill 2019 ka shënuar rënie me 0.07 milionë fuçi në ditë.

Sipas raportit, prodhimi i naftës së papërpunuar i OPEC-ut ka mbetur paksa i pandryshuar nga muaji i kaluar në mesataren 30.03 fuçi në ditë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, furnizimi nga vendet që nuk janë pjesë të OPEC-ut, është ulur me 0.07 milionë fuçi në ditë nga muaji në muaj në mesataren 68.79 fuçi në ditë dhe duke u rritur me 2.62 milionë fuçi në ditë nga viti në vit. Rënia e furnizimit nga vendet që nuk janë pjesë e OPEC-ut u nxit kryesisht nga Kazakistani, Kanadaja, Kina dhe Rusia. 

Shpërndarja e naftës së papërpunuar e OPEC-ut në prodhimin botëror mbeti i pandryshuar në 30.4 për qind në muajin prill 2019, krahasuar me muajin mars 2019.

Prodhimi i naftës bruto u ul kryesisht në Iran, Arabi Saudite dhe Angolë, ndërsa prodhimi u rrit në Irak, Nigeri dhe Libi.

Telegrafi,  15.05.2019