Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti i EU nxit taksën e karburantit për avionët

Taksimi i karburantit të aviacionit do të reduktojë emetimet e karbonit të sektorit me 11 për qind si dhe do të ketë një ndikim “të parëndësishëm” mbi punësimin dhe produktin e brendshëm bruto në BE, sipas publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

Aplikimi i taksës për karburantin e aviacionit prej 330 euro për një mijë litra –norma minimale e BE –së për karburantin e aviacionit –për lloje të caktuara të fluturimeve do të rrisë çmimet e biletave përgjatë bllokut me 10 për qind, në një mesatare prej 333 euro, sipas draftit përfundimtar të raportit.

Ajo gjithashtu do të reduktojë numrin vjetor të udhëtarëve me 11 për qind në 613m, bëri të ditur raporti. Raporti pranoi se një taksë do të reduktonte vendet e punës në sektorin e aviacionit me 11 për qind, por tha se kjo do të kishte më pak ndikim në punësimin total evropian, nga ku si pasojë 3.2 milion vende pune të bllokut prej 194 milion bëjnë pjesë në industrinë e aviacionit.

Sipas këtij këndvështrimi, ndërkohë që akciza e karburantit do të zvogëlonte vlerën fiskale të shtuar nga aviacioni, kjo do të kompensohej nga fondet shtesë të ngritura, sipas raportit. Karburantet e aviacionit do të përjashtohen ligjërisht nga taksat ndërsa arrijnë në një destinacion ndërkombëtar, falë një marrëveshje globale të vitit 1944.

Megjithatë, ajo nuk mbulon karburantin që avioni merr në bord në destinacionin e tyre – gjë që raporti shqyrton duke aplikuar një taksë. Komisioni lëshoi ​​një tender për raportin në prill 2017 dhe kërkoi që ajo të përfundojë deri në mes të vitit 2018, sipas një dokumenti të parë nga Financial Times, por kjo ende nuk është publikuar.

Sektori gjeneron rreth 2.5 për qind të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit, sipas një materiali të paraqitur në muajin shkurt nga zyrtarët holandezë tek kolegët e BE. Emetimet rriten me rritjen ekonomike dhe pritet të rriten me 68 për qind midis viteve 2010 dhe 2020.

Scan,  14.05.2019