Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biletat e avonit dhe debati mbi taksën e karburantit ajror

Vendosja e taksave mbi karburantin e aviacionit do të reduktojë emetimet e karbonit të sektorit me 11% dhe do të ketë një ndikim “të papërfillshëm” mbi punësimin dhe ekonominë, sipas një studimi të Komisionit Europian, duke ngritur presion mbi bllokun për të ndaluar përjashtimin e aviacionit nga taksat e karburantit.

Sipas raportit, aplikimi i një takse prej 330 euro për 1000 litra vajguri (norma minimale e akcizës së BE-së për karburantin) do të rezultojë në një rritje të çmimit të biletave prej 10% dhe një rënie prej 11% në numrin e udhëtarëve. Kjo do të çonte në një rënie prej 11% në emetimet e karbonit.

Raporti konstatoi se tatimi do të kishte një ndikim negativ në punët e sektorit të aviacionit, me një ulje prej 11%, por që ndikimi i tij në punësim dhe PBB në tërësi do të ishte “i papërfillshëm”, pjesërisht për shkak të të ardhurave më të larta fiskale që do të gjeneronte.

Sektori i aviacionit i nënshtrohet tashmë disa taksave, duke përfshirë taksën e pasagjerëve ajrorë dhe TVSH-në për fluturimet e brendshme, të cilat mesatarisht janë 11 dhe 4 euro përkatësisht.

Taksimi i karburantit tashmë në bordin e një avioni pas arritjes në një destinacion ndërkombëtar është i ndaluar nga Konventa e Çikagos e vitit 1944. Por traktati nuk zbatohet për karburantin e marrë në bord në destinacion.

Në BE, karburantet për avionët komercialë përjashtohen nga taksat. Sidoqoftë, shteteve anëtare u është lejuar të taksojnë karburantin për avionët kombëtar nga viti 2003. Megjithatë, në kundërshtim me vende si Kanada, SHBA, Australi, Japoni dhe Arabinë Saudite të cilët të gjithë e aplikojnë këtë taksë, asnjë shtet anëtar i BE nuk bën.

Emetimet e aviacionit në rritje

Sipas një raporti të prillit nga T & E, transporti përbën 27% të emisioneve të gazrave serrë të BE.
Dioksidi i karbonit (CO2) nga fluturimet në Evropë është rritur me 26.3% gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa vetëm vitin e kaluar emisionet u rritën me 4.9%. Ndërsa sektorët e tjerrë patën ulje të emetimeve të tyre të CO2 me 3.9% në 2018.

Një Iniciativë Qytetare Evropiane, që bën thirrje për përfundimin e përjashtimit të taksave për karburantin e aviacionit, u miratua nga Komisioni Europian më 30 prill. Nëse ky peticion, i cili duhet të fillojë edhe në rrjetet online kësaj jave, mbledh më shumë se një milion nënshkrime nga të paktën shtatë shtete të ndryshme anëtare të BE-së gjatë 12 muajve të ardhshëm, Komisioni do të duhet të reagojë ndaj nismës brenda tre muajve.

Burimi: Euronews

Scan,  13.05.2019