Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iraku shpall planin për prodhimin e naftës

Iraku po planifikon të bashkëpunojë me gjigantët globalë të energjisë “ExxonMobil” dhe “PetroChina” për një megaprojekt 53 miliardë dollarë amerikanë.

Për të shtuar prodhimin e naftës planifikohet të përdoret uji detar nga Gjiri Persik.

Kryeministri irakian Adel Abdel-Mahdi u shpreh se po punohet për finalizimin e kontratës.

Projekti do të shtojë prodhimin e dy fushave naftëmbajtëse nga 125 mijë në 500 mijë fuçi në ditë.

Iraku do të fitojë 400 miliardë dollarë në 30 vjetët e ardhshëm pasi kjo marrëveshje të vihet në zbatim.

Ekonomia irakiane varet shumë nga eksporti i naftës së papërpunuar, që siguron mbi 90 % të të ardhurave të vendit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.05.2019