Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët e naftës të shqetësuar për tensionin SHBA-Kinë

Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ngadalësojë ekonominë globale.

Në anën tjetër, sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit dhe Venezuelës po kufizojnë humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.2 dollarë për fuçi. Analistët shprehen se ka disa faktorë që kanë rrëzuar çmimet e naftës. Shqetësimi kryesor është ngadalësimi i ekonomisë globale, që kërcënohet nga intensifikimi i luftës tregtare SHBA-Kinë.

Bisedimet mes dy ekonomive më të mëdha në botë morën një goditje, kur presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e tarifave ndaj produkteve kineze. Për sa i përket furnizimit, tregu vijon të jetë i tkurrur për shkak të rënies së eksporteve nga Irani dhe Venezuela. Gjithashtu, Uashingtoni deklaroi se ka rritur prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme. Irani ka kërcënuar me aksione reciproke kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, që nënkupton rifillimin e programit bërthamor.

Deri më tani, sanksionet amerikane ndaj Teheranit i kanë ulur eksportet e këtij vendi poshtë 1 milionë fuçive në ditë, ndërsa parashikohet të bien në rreth 500 mijë fuçi, gjatë majit. Ndërkohë, Bank of America parashikon se Arabia Saudite do të rrisë gradualisht prodhimin e naftës për të kompensuar rënien e eksporteve nga Irani. Për këtë arsye, banka parashikon një çmim mesatar për naftën Brent prej 70 dollarë për fuçi.

Scan,  08.05.2019