Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e mbyll javën në rënie

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë humbje javore për herë të parë në disa javë.

Rritja e rezervave dhe prodhimit në SHBA dhe një rritje surprizë e furnizimit nga OPEC kanë ushtruar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 70.38 dollarë për fuçi, dhe pritet të publikojë humbje javore prej 2.5%, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.6 dollarë për fuçi dhe humbjet javore llogariten në 2.6%. Prodhimi në SHBA preku një nivel rekord prej 12.3 milionë fuçi në ditë, gjatë javës së kaluar, duke u rritur me një mesatare prej rreth 2 milionë fuçi gjatë vitit të kaluar.

Gjithashtu, edhe eksportet e naftës nga SHBA kanë kaluar nivelin e 3 milionë fuçive në ditë, për herë të parë për këtë vit. Çmimet u gjendën nën presion pasi Rusia rifilloi eksportin e naftës drejt Europës, pas një ndërprerje disa ditore, për shkak se nafta rezultoi e kontaminuar. Në Shtetet e Bashkuara Ndërkohë, analistët shprehen se furnizimi do të vijojë rritjen, pasi infrastruktura e eksporteve është përmirësuar.

Rritja e prodhimit në SHBA ka zbehur mungesën e naftës nga Venezuela dhe Irani. Analistët mendojnë se, për shkak të prodhimit të lartë, çmimet mund të fillojnë një tendencë në rënie, sidomos nëse OPEC nuk shtyn marrëveshjen për uljen e prodhimit.

Scan,  04.05.2019