Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pennine nuk gjen dot financime, i hiqet liçenca për Velçën

Kompania kanadeze “Pennine Petroleum” ka njoftuar zyrtarisht se qeveria shqiptare i ka hequr licencën që kishte për eksplorimin e bllokut naftëmbajtës të njohur si Velça.

Sipas kompanisë, anulimi i liçensës nga Ministria e Energjetikës ka ardhur si pasojë e faktit se, vetë kompania ka dështuar t`i mundësojë letër kredinë, ashtu si parashikohej në fazën e parë të marrëveshjes. Vetë kanadezët argumentojnë se, nuk kanë arritur dot të gjejnë financim për të eksploruar bllokun naftëmbajtës, paçka se kanë kërkuar pa sukses, në Amerikën e Veriut, Londër apo Europë.

Në gusht të vitit të kaluar, “Pennine” doli në treg me një ofertë zyrtare duke kërkuar partnerë në formën e një Joint Venture për të rritur kapitalin. Financimi fillestar për fazën e eksplorimit, për 4 vjet, vlerësohej në 2.1 milionë euro. Marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë dhe Albpetrol në vitin 2017 fliste për një liçensë 6 vjeçarë, nga të cilat 4 vjet ishin vetëm eksplorim. Në rast të gjetjes së naftës, parashikohej mundësia e zgjerimit të kontratës së shfrytëzimit me 25 vite.

Në kohën e nënshkrimin të marrëveshjes, më 14 Shkurt të 2017-ës, palët ishin shumë optimist se do të ishte një histori suksesi, por duket se nuk rezultoi aspak kështu. Në raportin teknik të publikuar vetëm 3 muaj pas ardhjes në Shqipëri, “Pennine” arrinte në përfundimin se, blloku i Velçës përmban 26.4 milionë fuçi nafte. Gjithsesi, Ministria e Energjetikës i ka lënë të hapur mundësinë për të ri aplikuar për licencë.

Scan,  03.05.2019