Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta shënon rënie të lehtë

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 26 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 70.49 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 11 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 61.61 dollarë amerikanë për fuçi.

Brent ka shënuar një humbje prej 0.2 për qind gjatë kësaj jave që lamë pas, ndërsa WTI një humbje prej 2.5 për qind.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind mëngjesin e kësaj të premteje dhe u tregtua me 1,272.20 dollarë amerikanë për onz.

Scan Tv,  03.05.2019