Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia pezullon një pjesë të eksporteve të naftës në Europë

Nafta Brent e Londrës është ngjitur mbi 75 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm, për herë të parë për këtë vit, pasi shqetësimet për cilësinë e naftës bënë që Rusia të detyrohet të pezullojë një pjesë të eksporteve drejt Europës.

Edhe sanksionet shtesë të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit kanë mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 66 dollarë për fuçi. Polonia, Republika Çeke dhe Gjermania kanë pezulluar disa importe të naftës nga Rusia, nëpërmjet tubacionit Druzhba, për shkak të cilësisë së dobët. Ky tubacion transporton rreth 1 milion fuçi në ditë, ose 1% të kërkesës globale për naftë.

Sipas informacioneve janë pezulluar rreth 700 mijë fuçi. Më herët gjatë javës, Shtetet e Bashkuara dekluan se do të ulin në zero eksportet e naftës nga Irani, që është prodhuesi i tretë më i madh i OPEC. Uashingtoni i ka kërkuar vendeve që të mos blejnë naftë nga Teherani zyrtar, duke filluar nga 1 maji. Ky vendim vjen në një kohë që OPEC dhe Rusia po zbatojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit me 1.2 milionë fuçi në ditë. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës u rritën në totalin e 460.63 milionë fuçive, niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2017.

Scan,  26.04.2019