Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 Maj

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, ka ftuar qytetarët që me 1 maj të dalin të protestojnë dhe të ngrisin zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Llumnica ka thënë se në protestën e 1 majit do të kërkohet ngritja e pagës minimale, sigurimi shëndetësor, respektimi i ligjit të punës e të tjera kërkesa.

“Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Kosovës, sot më shumë se kurrë duhet të ngrisim zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Të Protestojmë më kërkesat e shumta si: Ngritja e pagës minimale, sigurimin shëndetësor, respektimin e ligjit të punës, aprovimin e marrëveshjes kolektive, njohja e sëmundjeve profesionale që i marrin nga vendi i punës, paga të dinjitetshme, çrrënjosjen e dukurive negative në vend, kundër korrupsionit dhe nepotizmit e shumë padrejtësive tjera që janë evidente në Kosovë, të gjithë punëtorët dhe qytetarët e pakënaqur duhet të protestojnë fuqishëm kundër gjithë këtyre të këqijave që po ndodhin në vendin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Telegrafi,  25.04.2019