Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IEA: Tregu botëror i naftës, i furnizuar mirë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tregu global i naftës është i furnizuar mirë ndërsa kapaciteti i prodhimit mbetet në nivele të kënaqshëm. Gjithashtu, çmimet u gjendën nën presion, pasi referuar të dhënave jo zyrtare rezervat e naftës në SHBA u rritën me 6.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, një shifër më e lartë se parashikimet e analistëve.

Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen nga administrata amerikane në vonë gjatë ditës së sotme. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 74 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 65.8 dollarë për fuçi. Në fillim të kësaj jave çmimet u mbështetën ndjeshëm nga vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zeruar eksportet e naftës së Iranit, duke i kërkuar vendeve të mos importojnë më nga Teherani zyrtar, në të kundërt do të përballen me sanksione.

Kina, që është blerësi kryesor i Iranit, ka bërë një ankesë zyrtarë mbi këtë lëvizje. Uashingtoni zyrtar deklaroi se, Arabia Saudite, si një partner, do të balancojë tregun e naftës. Por, ministri i Energjisë në Arabinë Saudite tha se, prodhimi në maj nuk do të ndryshojë shumë nga muajt e mëparshëm. Ai shtoi se, Arabia Saudite do të synojë ti përmbahet kuotave të prodhimit, në bazë të marrëveshjes me OPEC, Rusinë dhe aleatët e tjerë.

Scan,  25.04.2019