Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta kap majat pas vendimit të SHBA-së

Çmimet e naftës u rritën në nivelin e tyre më të lartë këtë vit pasi presidenti Trump forcoi sanksionet në lidhje me Iranin.
Masa e Shtëpisë së Bardhë shënon një përshkallëzim serioz të ‘betejës’ së saj ekonomike me Iranin. Deri tani, në përpjekje për të balancuar furnizimet globale të energjisë, SHBA-ja kishte lejuar vendet aziatike, duke përfshirë Japoninë, Indinë dhe Kinën, tre nga përdoruesit më të mëdhenj të energjisë në botë, për të shtuar furnizimet nga Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se qëllimi i SHBA-së, ishte zvogëlimi i eksporteve të naftës të Iranit ‘në zero’, në një përpjekje për të destabilizuar ekonominë e saj tashmë në vështirësi.

Aksionet në sektorin amerikan të naftës, duke përfshirë ato të Exxon Mobil dhe grupet e shërbimeve të naftës Halliburton dhe Schlumberger, u rritën ndjeshëm pas vendimit. Çmimet më të larta në përgjithësi nënkuptojnë të ardhura dhe dividentë më të mëdha për kompanitë e naftës.

Në një përpjekje për të lehtësuar presionin në rritje në tregjet botërore të naftës, Shtëpia e Bardhë tha se po punonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë lojtarët kryesorë në mesin e prodhuesve të naftës OPEC (Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese), për t’u siguruar që do të kishte ‘furnizim të mjaftueshëm në tregje’ për të kompensuar humbjen e eksporteve iraniane.

Në fakt, Shtëpia e Bardhë nën presidencën Trump presupozohet të ketë ‘grisur’ marrëveshjen nukleare të nënshkruar më parë nga ish presidenti Obama dhe aleatëve të SHBA-së, përfshirë këtu dhe Britaninë e Madhe, në 2015.

Përparimet në teknologjinë e gërmimit dhe të prodhimit nënkuptojnë se Shtet e Bashkuara së shpejti do të kenë mjaftueshëm naftë pa patur nevojë të importojnë, duke i lejuar kështu të ndjekë një politikë të jashtme më agresive  kundrejt Iranit.
Japonia, një nga përfitueset e sanksioneve të Amerikës, e miratoi masën, duke thënë se nuk do të ketë efekte negative në veprimet e firmave të saj vendase.
Ky veprim i SHBA-së do të thotë që eksportet iraniane të naftës të bien nën 1 milion fuçi në ditë nga 1.9 milion fuçi në muajin mars të këtij viti, sipas burimeve të industrisë.

Scan,  23.04.2019