Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kështu, treguesit refrencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 7 cent dhe u tregtuan me 71.55 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat ranë me 10cent gjatë ditës së djeshme dhe u tregtuan me 71.62 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 4 cent dhe u tregtuan me 63.72 dollarë amerikanë për fuçi. Gjatë ditës së djeshme kontratat ranë me 29 cent dhe u tregtuan me 63.76 dollarë amerikanë për fuçi. Që prej 12 prillit si WTI ashtu edhe Brent kanë shënuar një rënie me afërsisht 0.3 për qind. Gjatë ditës së djeshme asnjëri prej tyre nuk do të tregtohet për shkak të pushimeve.

Indeksi i aksioneve të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,272.82 dollarë amerikanë për onz, duke shënuar kështu nivelin e tij më të ulët në më shumë se 16 javët e fundit.

Monitor,  18.04.2019