Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta mbështetet nga të dhënat e publikuara në Kinë

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të dytën ditë me radhë. Kërkesa e lartë ka rafineritë kineze dhe rënia surprizë e rezervave të naftës në SHBA kanë mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 64.5 dollarë për fuçi. Dy bençmarkët kryesorë po qendrojnë në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2018. Përpunimi i naftës nga rafineritë kineze u rrit me 3.2%, gjatë marsit në një total prej 53.04 milionë fuçi, ose 12.49 milionë fuçi në ditë.

Të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave treguan gjithashtu se, ekonomia e dytë më e madhe në botë u zgjerua me 6.4% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Rritja e qendrueshme e kërkesës nga Kina vjen në një kohë të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. Gjithashtu, gjatë këtij viti furnizimi i tregut me naftë ka rënë në mënyrë të pavullnetshme, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Këto zhvillime kanë bërë që nafta Bruto amerikane të rritet me 40% gjatë këtij viti dhe nafta Brent e Londrës me 30%. Në qershor, OPEC dhe partnerët e tjerë do të takohen për të vendosur mbi politikat e naftës për gjysmën e dytë të vitit. Referuar të dhënave jo zyrtare në SHBA, rezervat e naftës ranë me 3.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 12 prill, në totalin e 452.7 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rritje me 1.7 milionë fuçi. Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare që publikohet më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata amerikane.

Scan,  18.04.2019