Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sanksionet amerikane tkurrin tregun botëror të naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tregu i naftës është tkurrur në nisje të tremujorit të dytë dhe paralajmëroi se perspektivat e ndryshme mbi gjendjen e ekonomisë botërore po e bëjnë të vështirë parashikimin e çmimeve të naftës. Raporti vjen në një kohë ku pjesëmarrësit e tregut të energjisë po shqetësohen  se rritja e inventarëve në SHBA dhe ngadalësimi ekonomik botëror, mund të ndikojë te konsumi.

Megjithatë, tregjet botërorë janë në pozitë të mirë, për shkak të marrëveshjes për të kufizuar prodhimin të OPEC, sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës dhe Iranit  si dhe nga lufta në Libi.   “Rritja e madhe e prodhimit që ndodhi në gjysmën e dytë të 2018-ës po përmbysjet prej marrëveshjes në Vienë të OPEC dhe sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës dhe Iranit”, deklaroi agjencia. Nafta Brent e Londrës dhe ajo bruto amerikane (WTI), janë rritur me 30% dhe 40% në mënyrë respektive që prej nisjes së vitit.

Rritja e çmimeve këtë vit ka bërë që Trump t’i bëjë thirrje OPEC që të rrisë prodhimin dhe ulë çmimet. Por, grupi prodhues e ka injoruar deri më tani Donald Trump. OPEC së bashku me Rusinë dhe vende të tjera jashtë kartelit, po përpiqen të heqin 1.2 milionë fuçi në ditë nga tregu i naftës deri në Qershor, për të rimëkëmbur çmimet që ranë në fund të 2018-ës.

Scan,  11.04.2019