Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Administrata amerikane korrigjon parashikimin vjetor për naftën

Administrata Amerikane e Informacionit mbi Energjinë ka bërë një korrigjim të parashikimit për çmimin e naftës së papërpunuar gjatë vitit 2019, duke e çuar në dy dollarë më lartë.

EIA në raportin e publikuar për parashikimet energjetike për muajin prill, thotë se nafta e papërpunuar e llojit Brent do të ketë një çmim më të lartë me dy dollarë, më saktësisht 65 dollarë për një fuçi.

Agjencia thotë se marka amerikane e naftës së papërpunuar WTI do të ketë një mesatare me 57 dollarë për fuçi apo 3 dollarë më shumë nga parashikimi paraprak.

Për vitin 2020, EIA mbajti çmimet e pandryshuara, më saktësisht 62 dollarë për një fuçi Brent dhe 58 dollarë për WTI-në.

Telegrafi,  11.04.2019