Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rreth botës me makinë elektrike

Wiebe Wakker është një djalë nga Holanda, i cili ka thyer një rekord botëror. Ai ka udhëtuar në 33 shtete të botës, duke përshkuar 95 mijë kilometra, vetëm me një makinë elektrike.

Udhëtimi i tij nisi nga Holanda për të përfunduar pas tre vitesh në Sidnei të Australisë. Wakker  modifikoi  makinën e  tij “Blue Bandit”, duke e kthyer në një veturë elektrike. Duke provuar më pas të gjitha ndryshimet klimatike që mund të përballej makina. E duke hyrë në histori si udhëtimi më i gjatë në botë me një mjet të tillë.

Një aventurë tek e cila kontribuoi çdo person që dëshironte, duke i ofruar Wiebe energji për “Blue Bandit” si dhe ushqim e strehë për të.

Çdo gjë nisi nga faqja e tij në internet, të cilët i kishin sugjeruar vende si Turqia, Irani, India dhe Indonezia, për t’i vizituar.

Wakker u shpreh se qëllimi ishte që t’i frymëzonte të gjithë në botë të përdornin makina elektrike për një udhëtim më të sigurt, por dhe për një vend më të pastër.

Klan,  10.04.2019