Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Obligacioni i parë i Aramco thyen projeksionet

Porositë për obligacionin e parë ndërkombëtar të Saudi Aramco prekën 85 miliardë dollarë,  duke treguar besimin e madh të investitorëve për gjigantin e naftës.

Kompania shtetërore e naftës mahniti pas shpalosjes së financave, me një fitim sa dyfishi i Apple për vitin 2018. Aramco pritet të gjeneronte 10 miliardë dollarë nga marrëveshja, që shihej si matës i interesit të investitorëve. Kërkesa për letrën me vlerë ishte më e madhja në historinë e emetimeve në tregjet në zhvillim, duke kaluar obligacionet e Katarit vitin e kaluar.

Titujt e Aramco kanë tërhequr interes nga një spektër i gjerë i investitorëve, ndërkohë që fitimet gjigante të kompanisë së naftës e vendosin kompaninë në të njëjtën ligë me gjigantë të tjerë si Exxon dhe Shell.  Kompania ka këmbëngulur mbi pavarësinë nga Qeveria gjatë takimit me investitorët. Por, për disa investitorë, kontrolli qeveritar mbi gjigantin e naftës përbën një çështje, pasi vendimmarrja do të ndodh gjithnjë në përfitim të Qeverisë e jo të investitorëve.

Pasi kishte nguruar prej kohësh, Aramco hapi librat financiarë javën e kaluar në mënyrë që investitorët t’i shqyrtonin,  ku u bë e ditur se ishte kompania me fitimin më të madh në botë. Më të ardhura bruto në 224 miliardë dollarë dhe fluks të parasë në 86 miliardë në fund të 2018-ës, Aramcos nuk i duhet huamarrja.

Scan,  09.04.2019