Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Itali, vetëshërbim 24 orë edhe për automjetet me gaz

Së shpejti, Italia do të bëjë të mundur furnizimin e makinave nëpërmjet vetë-shërbimit edhe për automjetet me gaz. Dekreti i Ministrive të Brendshëm ka bërë të ditur  për “Gazzetta Ufficiale” se vendimi do të hyjë në fuqi më 19 prill.

Për të filluar “operacionet” e para do të jetë i nevojshëm  aktivizimi i  përdoruesve fillestar. Në fakt, vetëm ata që do të ndjekin udhëzimet e parashikuara nga Dekreti i Ministrave do të mund të sigurojnë furnizimin me vetë-shërbim për këto automjete.

Nga ana tjetër, duhet parë  nëse të gjithë ofruesit e shërbimit do të jenë të gatshëm të përfshihen (anëtarësia është vullnetare).

“Dekreti i Ministrave  më në fund do të japë shtysë të re për përhapjen e motorëve me gaz” u shpreh Licia Balboni, presidente e kompanisë shpërndarëse të metanit, Federmetano.

Scan,  03.04.2019