Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie prodhimi i naftës në SHBA

Çmimet e naftës e kanë filluar në rritje të konsiderueshme këtë javë, pasi realizuan fitimet më të mëdha tremujore në një dekadë. Ulja e furnizimit të tregut dhe shenjat pozitive për ekonominë globale kanë mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 68.5 dollarë për fuçi, ndërsa në periudhën Janar-Mars u rrit me 27%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 60.7 dollarë për fuçi, pas rritjes me 32% në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat pozitive për fabrikat amerikane dhe progresi në bisedimet SHBA-Kinë kanë mbështetur çmimet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina deklaruan se është bërë progres gjatë bisedimeve që u mbyllën të premten në Pekin. Dy ekonomitë më të mëdha në botë po përpiqen të shmangin luftën tregtare që zgjat prej 8 muajsh. Analistët janë shprehur optimistë për tregun e naftës, në linjë edhe me parashikimet e Reuters, që rriti çmimin mesatar për naftën Brent për këtë vit në 67 dollarë për fuçi.

Përsa i përket furnizimit të tregut, “boom”-i i prodhimi në SHBA u ngadalësua, pasi qeveria amerikane deklaroi se prodhimi i brendshëm ra në 11.9 milionë fuçi në ditë, gjatë janarit. Gjithashtu, kompanitë amerikane të energjisë reduktuan numrin e puseve aktive, gjatë javës së kaluar në nivelin më të ulët në një vit. Çmimet po gjejnë një mbështetje konstante nga sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Scan,  04.01.2019