Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta i rikthehet fitimeve

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave dhe pritet të publikojnë fitimet më të mëdha tremujore, që nga viti 2009.

Çmimet po mbështeten nga sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës dhe nga marrëveshja e OPEC për të ulur prodhimin. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 59.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët kanë fituar rreth 30% të vlerës në tremujorin e parë të këtij viti.

Për të dyja kontratat, tremujori i parë i këtij viti është më i miri që nga tremujori i dytë i vitit 2009, kur çmimet u rritën me rreth 40%. Kryesisht, çmimet janë mbështetur nga përpjekjet e OPEC dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. Banka britanike, Barclays, deklaroi se tendenca e çmimeve do të jetë në rritje edhe në tremujorin e dytë të këtij viti drejt 73 dollarëve për fuçi.

OPEC+ do të takohet sërish në qershor, për të diskutuar politikat e ardhshme të prodhimit. Arabia Saudite, që është de facto lider i OPEC, mbështet uljen e prodhimit për të gjithë vitin, ndërsa Rusia nuk e mbështet uljen përtej shtatorit. Megjithatë, pavarësisht rritjes së çmimeve, analistët shprehin shqetësime për ngadalësimin e ekonomisë globale, që mund të zhytet në recesion.

Monitor,  30.03.2019