Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët parashikojnë rënie të rezervave të naftës në SHBA

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi ulja e prodhimit nga OPEC dhe pritshmëritë për rënien e rezervave në SHBA kanë eklipsuar shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës.

Përgjatë këtij viti, Brenti i Londrës, që është bençmarku global i naftës, është rritur me rreth 25%, kryesisht si pasojë e marrëveshjes së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës për të ulur prodhimin dhe sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 59.5 dollarë për fuçi.

Pritshmëritë për një rënie tjetër të rezervave të naftës në SHBA gjithashtu kanë mbështetur çmimet. Raporti jozyrtar do të publikohet në mbrëmjen e sotme nga Instituti Amerikan i Naftës ndërsa të mërkurën do të publikohet raporti zyrtar nga administrata amerikane e energjisë. Analistët mendojnë se, rezervat do të kenë rënë me 2.4 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar.

Megjithatë, shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës kanë limituar fitimet, pasi të dhënat për manifakturën në Azi, Europë dhe Shtetet e Bashkuara sugjerojnë një ngadalësim të ekonomisë globale. Sipas Saxo Bank, rreziqet për një recesion janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur shpërtheu kriza ekonomike globale.

Scan,  27.03.2019