Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Monitorimi i tregut të energjisë, ERE do ndryshojë qasjen

Enti Rregullator i Energjisë do të ndyshojë qasjen e tij lidhur me monitorimin e tregut të energjisë. Një udhëzues i hartuar me ndihmën e USAID i nxjerrë tashmë për konsultim me palët e interesit ndalet në aspektet që do të ndryshojnë lidhur me praktikën e dertanishme duke theksuar një analizë më të mirë të mënyrës sesi përcaktohen çmimet, sigurimin e një tregu më kokurrues në kushtet kur ai akual është pothuajse monopol, si dhe një sistem raportimi onlinë më efikas. Referuar dokumentit theksohet fakti që do të shkohet drejt iniciativave që synojnë tkurrjen e efekteve të një strukture sektori të monopolizuar.

Po kështu udhëzuesi thekson se është me rëndësi që të bëhet eleminimi gradual i ndërsubvencioneve. “Një zonë tjetër ku funksionet e monitorimit të tregut duhet të shtrihen është edhe eliminimiI ndërsubvencionimeve nga pjesëmarrësit e tregut. Ky aspekt është i rëndësishëmnë lidhje me sektorin e subvencionuar familjar (konsumiI të cilit vetëm njeh rritje, ndaj presioni nga kostoja e ndërsubvencionimeve ka gjasa të rritet më tej, për sa kohë do të zbatohen të njëjtat politika). Shmangia e ndërsubvencionimeve indirekte apo ndonjë shtrembërim tjetër i tregut përbëjnë politikat bazë të BE-së dhe KE-së” thuhet në dokument.

I njëjti bën një rekomandim për mjetet analitike që duhet të zgjdhë ERE kur ndërhyn në treg. Së përi rekomandohet që një lloj ndërhyrje mund të ishte nëpërmjet vendosjes së disa rregullave dhe objekiivave si çdo të mund të propozoheshin nga operatori i tregut apo ai i sistemit. “Në veçanti planet e zhvillimit të rrjetit (p.sh: për të shmangur mbingarkesën në linja, që nga prodhuesi deri tek përdoruesi si dhe duhet të shqyrtohen planet e zhvillimit për interkoneksionet. Rregullat e aksesit në rrjet duhet të jenë të tilla që të mundësojnë trajtimin jodiskriminues të pjesëmarrësve në treg dhe efektin që ato japin në inkurajimin apo ndalimin e efikasitetit të tregut” vlerëson udhëzuesi.

Lidhur me vlerësimin se deri ku tregu është konkurrues sipas dokumentit, ERE mund të vendosë nëse çmimet e tregut janë të arësyeshme (duke parë përfitimet e pjesëmarrësve të tregut apo duke bërë krahasimin me “benchmark”-un).

“Një tjetër tregues që duhet pare është kostoja e ndërrimit të furnizuesit, deri në masën që konsumatorët fundorë janë në gjendje të ndryshojnë dot furnizues dhe nëse tregu e favorizon një gjë të tillë. Mbikqyrja në përgjithësi e sjelljeve të pjesëmarrësve të tregut, sipas raportimeve ditore pas mbylljes të tregut të ditës në avancë dhe atij balancues” thuhet në dokument.

Monitor,  22.03.2019