Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon rritja e naftës në bursa

Nafta u lehtësua nga nivelet më të larta të vitit 2019 dje, por tregjet mbeten relativisht të ngushta mes shkurtimeve të furnizimeve të udhëhequra nga klubi prodhues OPEC dhe sanksionet e qeverisë amerikane për Iranin dhe Venezuelën.

Çmimet bruto janë rritur pothuajse me një të tretën që nga fillimi i vitit 2019, nga shkurtimet e furnizimeve të udhëhequra nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si dhe nga sanksionet e miratuara kundër Iranit dhe Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara.

Produkti i naftës së papërpunuar të OPEK-ut ka rënë nga një kulm i mesit të 2018-ës prej 32.8 milion fuçi në ditë (bpd) në 30.7 milionë bpd në shkurt.

Monitor,  21.03.2019