Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngadalësimi i ekonomisë botërore ushtron presion në tregun e naftës

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 4 muaj, të regjistruar në sesionin e kaluar. Analistët shprehen se, ngadalësimi i ekonomisë globale po rëndon mbi tregun e naftës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 58.5 dollarë për fuçi.

Megjithatë, çmimet janë rritur me rreth 1/3 e vlerës gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për uljen e prodhimit me 1.2 milionë fuçi në ditë dhe sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës. Analistët shprehen se, ngadalësimi i ekonomisë globale, shumë shpejt do të dëmtojë konsumit. Përsa i përket të dhënave të publikuara, besimi i bizneseve aziatike ra në nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit.

Sipas analistëve, edhe rritja e prodhimit të naftës argjilore në SHBA do të ushtrojë presion mbi çmimet. Gjatë shkurtit, vetëm prodhimi i naftës argjilore u rrit në një rekord prej 3.6 milionë fuçi në ditë. Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara në SHBA, rezervat e naftës bruto, të benzinës dhe të karburanteve të distiluara ranë gjatë javës që u mbyll më 15 mars. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Scan,  21.03.2019