Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Putin përuron stacionet e energjisë në Krime

Presidenti Vladimir Putin,përuroi dy stacione të reja të energjisë në Krime të hënën, pasi fluturonte në gadishullin e Detit të Zi për të festuar përvjetorin e pestë të aneksimit rus, nga Ukraina. Stacionet e energjisë, në qytetet e Sevastopol dhe Simferopol, u nisën pjesërisht vitin e kaluar, por inaugurimi i së hënës shënoi momentin që ata filluan të punonin me kapacitet të plotë. Të njëjtat objekte ishin në qendër të një skandali ndërkombëtar pasi kompania inxhinierike gjermane ‘Siemens’ tha se turbinat e saj të fuqisë ishin instaluar në to pa dijeninë e saj dhe në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian, por Rusia e mohoi atë.

Putin, i cili ka derdhur miliarda dollarë rusë të taksapaguesve në Krime, që kur Moska mori kontrollin e saj në 2014, mori pjesë në nisjen e stacionit të energjisë në Sevastopol dhe mbikqyri fillimin e objektit të Simferopol nga video konferenca.

Sot është bërë një hap tjetër i rëndësishëm për të forcuar sigurinë energjetike të Gadishullit të Krimesë dhe të gjithë jugut të Federatës Ruse“, tha Putin.

”Dy stacionet e reja të energjisë prodhuan aq energji sa që Krimeja përdorte për të marrë nga Ukraina para aneksimit, dhe mund të mbulonte 90 për qind të nevojave të energjisë të Krimesë.” –shtoi ai.

Rusia ka shpenzuar shumë në përpjekje për të integruar Krimenë, duke përfshirë ndërtimin e një ure për të lidhur gadishullin me Rusinë jugore. Por sanksionet perëndimore të hartuara për të ndëshkuar Moskën në aneksimin e saj kanë ndihmuar në izolimin e gadishullit, duke rritur çmimet dhe duke ngadalësuar zhvillimin e saj.

Scan,  18.03.2019