Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kur nisi nxjerrja e naftës në Shqipëri

Nxjerrja e naftës në shkallë industriale me puse ka filluar në Shqipëri më 1934 me zbulimin dhe vënien në shfrytëzim të vendburimit në Kuçovë nga shoqëria italiane AIPA.

Nafta e parë nga ky vendburim është nxjerrë më 1929 duke arritur më 1934 një prodhim vjetor prej 9240 tonë.

Çlirimi i vendit e gjeti kantierin e Kuçovës të shkatërruar.

Në shtator 1946, vendburimi i Kuçovës u vu në shfrytëzim të rregullt, ndërsa më 1947 filloi shfrytëzimi i vendburimit të Patosit dhe u tejkalua nxjerrja e naftës e vitit 1941 që ishte niveli më i lartë i arritur para Çlirimit.

Nxjerrja e naftës është rritur vazhdimisht, më pas me zbulimin dhe vënien në shfrytëzim të një serie vendburimesh në shkëmbinj ranorë dhe gëlqerorë.

Gazeta Dita,  18.03.2019