Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i naftës në defiçit, OPEC ka kapacitete për të kompesuar

Tregu i naftës do të zhytet në deficit duke nisur nga tremujori i dytë i këtij viti sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe  OPEC do të ketë aftësinë për të parandaluar rritjen e çmimeve, në rast të ndërprerjeve të menjëhershme.

Agjencia, që koordinon politikat e energjisë të vendeve të industrializuara, mbajti projeksionet për kërkesën botërore në këtë vit të pandryshuar, në një rritje me 1.4%, apo 1.4 milionë fuçi në ditë.   Rritja e qëndrueshme nga vendet jashtë OPEC si Shtetet e Bashkuara, do të sigurojnë  mjaftueshmërinë e kërkesës. Organizata me seli në Paris, theksoi se tregu mund të ketë një suficit modest në tremujorin e parë 2019, para se të zhytet në deficit në të dytin, me rreth 0.5 milionë fuçi në ditë.

“Paralelisht, uljet e vullnetshme të prodhimit kanë rritur kapacitetin mbrojtës. Kjo është e rëndësishme kur ekonomia botërore të hyjë në një periudhë të cënueshmërive” -theksoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Shqetësime do të ketë kryesisht nga rënia e madhe e prodhimit në Venezuelë, ku është stabilizuar në 1.2 milionë fuçi në ditë në muajt e fundit. Ndërprerja e energjisë elektrike në Venezuelë, që është kritike për prodhimin e naftës, ka përkeqësuar perspektivën.

Megjithatë, në rastin e humbjes së madhe të prodhimit nga Venezuela, Organizata e Vendeve Eksportuese ka kapacitet shtesë prej rreth 2.8 milionë fuçi në ditë. Agjencia theksoi se rritja e prodhimit në SHBA po ofron gjithashtu qetësi për tregjet botërorë.

Scan,  16.03.2019