Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla sjell teknologjinë e re për karikimin e makinave elektrike

Tesla po punon për të përmirësuar teknologjinë e saj në lidhje me karikimin e makinave elektrike, duke shkurtuar dyfish kohën e karikimit të tyre. Pas dyfishimit të fuqisë së karikimit në stacionet e Teslës, makinat do të karikohen për vetëm 15 minuta. Ky model do të quhet ‘’V3 Supercharging’’ dhe do jetë gati në fund të vitit.

”Pasi ky projekt të prezantohet në Amerikën e Veriut, ai do të vijojë të prezantohet në Evropë dhe Azi!” shprehet kreu i kompanisë.

Tesla do të ketë rivalë të fortë të cilët kanë prezantuar formacionet e tyre tashmë të automjeteve elektrike. Volkswagen po përpiqet të sjellë në treg makinën e tyre elektike ndërsa Porsche duke filluar shitjen e ‘’Taycan’’ elektrike këtë vit.

Scan,  08.03.2019