Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Me modernizimin e “Kosova B”, KEK rrit produktivitetin

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se edhe pse termocentralet e Kosovës janë të vjetra, ato mund të prodhojnë energji elektrike maksimum deri në 800 megavat.

“KEK është ndërmarrje publike, Shoqëri Aksionale, në pronësi të qeverisë së Kosovës. Duke e pasur parasysh se termocentralet e Kosovës, janë shumë të vjetra, Kosova A” është lëshuar në punë para 60 viteve, kurse ‘Kosova B”, para 35 viteve, maksimumi i prodhimit të dy termocentraleve është deri në 800 megavat, sasi kjo që është e pa mjaftueshme për të gjithë konsumatorët e Republikës së Kosovës, sidomos në kohën e pikut. Sipas informatave ngarkesa  më e madhe në kohën e pikut shkon deri në 1150-1200 megavatë”, tha Thaçi në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas tij në strategjinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në pesë vitet e ardhshme rivitalizimi (modernizmi) i termocentralit “Kosova B”, i cili do të fillojë në vitin 2020 dhe në 2021. “Me modernizim të “Kosovës B”, përpos që rritet prodhimi me 60 MG në blloqe, do të rritet edhe siguria në punë e tij, po ashtu do të ndërrohen edhe elektrofiltrat dhe pjesa  ambientale, e cila është investim nga BE në vlerë prej 70 milionë euro. I gjithë investimi i përbashkët për këtë termocentral shkon deri në 250 milionë euro, duke përfshirë edhe pjesën ambientale”, tha ai.

Thaçi bëri me dije se janë duke hartuar edhe duke bërë studimin e fizibilitetit për hapjen e minierës së re, e cila do të furnizojë me thëngjill të dy këto termocentrale, po ashtu edhe në të ardhmen edhe Termocentralin e ri” Kosova e re”, ci li pritet të ndërtohet dhe të lëshohet në përdorim pas 5 viteve.

‘Ne do të bëjmë studimin e fizibiltetit edhe për prodhim të energjisë me panele solare. Në tokat e degraduara, ku nxirret thëngjilli ne kemi paraparë që fillimisht me një hapësirë prej 80 hektarëve të vendosim panelet dhe të kemi prodhim të energjisë me panele solare”, tha ai. Sipas tij të gjitha kushtet janë aty për të prodhuar këtë lloj të energjisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 06.03.2019