Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC dhe negociatat SHBA-Kinë rrisin çmimet e naftës

Çmimet e naftës e kanë filluar në rritje këtë javë, për shkak të uljes së prodhimit nga OPEC dhe nga shpresat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pranë arritjes së një marrëveshje mbi tregtinë, duke shmangur luftën tregtare, që ka ngadalësuar ndjeshëm ekonominë globale.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 56.3 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara dhe Kina duke se janë pranë marrëveshjes për heqjen e tarifave ndaj produkteve reciproke.

Pekini ka premtuar se do të ndërmarrë reforma ekonomike strukturore dhe do të eliminojë tarifat ndaj produkteve amerikane. Ndërkohë, furnizimi i tregut nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka rënë në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit, ndërsa në Venezuelë prodhimi ka rënë në mënyrë të pavullnetshme. Por, fitimet po kufizohen nga rritja e prodhimit në SHBA me rreth 2 milionë fuçi në ditë, gjatë vitit të kaluar, dhe aktualisht gjendet në mbi 12 milionë fuçi në ditë.

Referuar të dhënave të tjera në SHBA, firmat e energjinë e ulën numrin e puseve aktive, me hapin më të shpejtë në 9 muajt e fundit. Por, analistët mendojnë se, presioni në treg vijon të jetë prezent, që mund të parandalojë një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Scan,  05.03.2019