Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jaguar I-Pace, makina elektrike e vitit po mbizotëron shfaqjen e Gjenevës

Makina  elektrike  Jaguar I-Pace fitoi trofeun prestigjioz  “Makina e Vitit”  për 2019-ën, në shfaqjen ndërkombëtare të makinave në Gjenevë. Fillimisht, Jaguar rezultoi në barazim me modelin  A110 të prodhuesit francez Alpine, por, pas raundit të dytë të votimit,  I-Pace, triumfoi. Kia Ceed, e përfundoi garën në vend të tretë. Ian Callum, drejtori i dizenjove i Jaguar, tha se fitorja e I-Pace do të hedhë më shumë dritë në zhvillimin e makinave elektrike.

“Kjo rikujton njerëzit se për çfarë jemi të aftë. Ne njihemi për inovacion. Ishim inovues në vitet 50 dhe 60, jemi inovues me makinat sportive. Jemi inovues me materialin që përdorim dhe tashmë, do të jemi inovues me makinat elektrike”– tha Ian Callum.

Ai përmendi se një ndër problemet për zhvillimin e makinave elektrike,  në Europë dhe Britani, është infrastruktura. Për rrjedhojë, Jaguar I-pace do të shtojë vëmendjen te tregu i makinave elektrike. Çmimi “Makina e Vitit” jepet çdo vit nga gazetarët e automjeteve dhe ceremonia e lajmërimit të fituesit ka shërbyer gjithnjë si hapje e shfaqjes në Gjenevë.

Scan,  05.03.2019