Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, ulen eksportet e Venezuelës me 40%

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në lehtë në sesionin e sotëm. Në njërën anë, çmimet po mbështeten nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin, ndërsa në anën tjetër, rritja e prodhimit në SHBA po kufizon fitimet.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.6 dollarë për fuçi. Në Venezuelë, ndërkohë, eksportet e naftës kanë rënë me rreth 40% në 920,000 fuçi në ditë, që nga koha kur SHBA vendosi sanksione shtesë ndaj industrisë së naftës në datën 28 janar.

Rënia e eksporteve vjen në një kohë që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusia po ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë, në përpjekje për të mbështetur çmimet. Por, pavarësisht kësaj ka shenja se më shumë naftë do të shkojë drejt tregjeve gjatë këtij viti. Departamenti amerikan i Energjisë deklaroi se do të përdorte rreth 6 milionë fuçi naftë nga rezervat kombëtare, për modernizimin e rezervave strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përsa i përket kërkesës, një sondazh i Reuters parashikon se, kërkesa do të ngadalësohet gjatë këtij viti për shkak të ngadalësimit të ekonomisë globale. Aktiviteti i fabrikave në Kinë u ngadalësua për të tretin muaj me radhë, pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë po përballet me një dobësim të kërkesës për eksport.

Scan,  02.03.2019