Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC i reziston presioneve të Trump

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi Arabia Saudite dhe vendet e tjera të OPEC pritet ti qendrojnë besnikë politikave për uljen e prodhimit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump. Në sesionin e së hënës, çmimet e naftës ranë me mbi 3%, pasi Trump i bëri thirrje OPEC të mos ulë prodhimin, sepse bota nuk mund të përballojë çmime më të larta të naftës.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55.3 dollarë për fuçi. Në anën tjetër, fitimet po kufizohen nga pritshmëritë se rezervat e naftës bruto në SHBA do të rriten për të gjashtën javë me radhë. Çmimet e naftës janë rritur ne rreth 20%, që nga fillimi i këtij viti, pasi OPEC dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, filluan uljen e prodhimit me 1.2 milionë fuçi në ditë.

Edhe sanksionet e SHBA ndaj Iranit dhe Venezuelës kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve. Në fokus të investitorëve janë edhe bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë. Të hënën Donald Trump deklaroi se, shumë shpejt mund të nënshkruajë marrëveshjen tregtare me presidentin kinez, Xi Jinping duke i dhënë fund luftës tregtare.

Scan,  27.02.2019