Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq, OSHEE: Energjia është rikthyer në masën 70% në zonat e prekura

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është përgjysmuar numri i fiderave të stakuar si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, erërat e forta në formë cikloni kanë dëmtuar rrjetin elektrik duke këputur përcjellësa dhe thyer izolatorë.

“Grupet e avarisë së OSHEE në terren kanë riparuar 50 përqind të fiderave me defekt në rang vendi. Sipas informacionit të dispeçerisë qendore të OSHEE, në mesditë është përmirësuar ndjeshëm situata në rajonin e Elbasanit dhe Shkodrës, krahasuar me të dhënat e dispecerisë qendrore në mëngjes” njofton OSHEE.

Falë punës intensive të punonjësve të terrenit, është rikthyer energjia elektrike në masën 70 % tek konsumatorët në zonat e prekura nga defektet. Ndërkohë, puna vazhdon për eliminimin e të gjitha defekteve dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.

Scan,  24.02.2019