Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet prodhimi i naftës në SHBA

Çmimet e naftës janë rikthyer në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rritjes së prodhimit të naftës argjilore në SHBA. Në anën tjetër, vendosmëria e OPEC për të ulur më tej prodhimin, në mënyrë që të parandalojë një suficit në treg, kanë kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55.8 dollarë për fuçi.

Administrata për Informimin mbi Energjinë deklaroi, në raportin mujor, se vetëm prodhimi i naftës argjilore do të arrijë një nivel rekord prej 8.4 milionë fuçi në ditë, gjatë marsit. Sipas analistëve, prodhimi rekord në SHBA është kërcënimi i vetëm për marrëveshjen e OPEC për uljen e prodhimit. Gjithashtu, çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës, që kanë ulur ndjeshëm eksportet e këtyre vendeve.

Por, pavarësisht sanksioneve, eksportet e naftës nga Irani ishte më të larta se parashikimet gjatë janarit, në rreth 1.25 milionë fuçi në ditë. Shumë analistë parashikonin se, eksportet e këtij vendi do të binin poshtë 1 milion fuçive në ditë. Ndërkohë, në një raport për klientët e saj, banka BNP Paribas tha se, rritja e prodhimit në SHBA do të ushtrojë presion mbi çmimet deri në fund të këtij viti. Banka parashikon një çmim mesatar për naftën Brent në 67 dollarë për fuçi, gjatë këtij viti dhe 61 dollarë për naftën bruto amerikane.

Scan,  20.02.2019