Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

6 ditë pa energji në Kurbin, OSHEE: Zgjidhet brenda 24 orësh

Banorët e Malësisë së Kurbinit kanë më shumë se 6 ditë pa energji elektrike. Shkak është bërë djegia e një transformatori duke lënë prej disa ditësh në errësirë banorët e kësaj zone në rrethin e Kurbinit.

Ndërkohë, mësohet se ditën e sotme një grup i banorëve në Malësinë e rrethit të Kurbinit , janë ngritur në protestë duke kërkuar zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent. Lajmin për preotestën e banorëve e ka bërë të ditur deputeti Andon Frrokaj përmes një postimi në rrjetin social .

Banorët e Malsisë së Kurbinit ngrihen në protestë për kërkesën më themelore “furnizimi me energji elektrike. Mëse 6 ditë pa furnizim më energji, kërkojmë zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent”, shkruan Andon Frrokaj

Sakaq, nga ana e OSHEE-së është njoftuar se prej ditës së premte punonjësit e këtij institucioni  kanë nisur punën për riparimin e transformatorit të djegur ndërsa  do të bëhet zëvendësimi  me dy transformatorë të tjerë.

Kjo pajisje e vecantë, e vetme per nga lloji (vështirësi në riparimin e saj në kohë) është  duke u zevendësuar me dy transformatore të tjerë të dërguar tashme ne Laç, dhe ku pritet të marrë zgjidhje brenda 24 oreve” thuhet në njoftimin e OSHEE.

Banoret janë informuar mbi defektin dhe masat qe po merr Operatori i Shërbimit të OSHEE-së.Pamje nga protesta e banorve ne Malesinë e Kurbinit.

Shqiptarja.com  19.02.2019