Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës mbështeten nga marrëveshja tregtare e Kinës

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje për të tretin sesion me radhë dhe kanë prekur nivelin më të lartë për këtë vit, pasi tregjet financiare kanë gjetur një mbështetje nga shpresat se, SHBA dhe Kina do të arrijnë një marrëveshje mbi tregtinë.

Gjatë këtij viti, çmimet e naftës kanë fituar rreth 20% të vlerës, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 54.4 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, si Rusia dhe Omani, ranë dakord të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. Marrëveshja hyri në fuqi në fillim të janarit dhe do të zgjasë deri në qershor.

Tregu gjeti një mbështetje edhe nga të dhënat e publikuara në Kinë, që treguan një rritje surprizë të eksporteve, gjatë janarit. Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërkohë, deklaroi se bisedimet për tregtinë mes Uashingtonit dhe Pekinit po shkojnë shumë mirë.

Por, çmimet janë gjendur edhe nën presion, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat e naftës bruto u rritën në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2017. Sipas Administratës për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës u rritën me 3.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, kundrejt parashikimeve për një rritje me 2.7 milionë fuçi.

Scan,  15.02.2019