Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia do ulë prodhimin poshtë 10 mln fuçive në ditë

Nafta Brent e Londrës po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi Arabia Saudite deklaroi se do të ulë edhe më tej eksportet dhe prodhimin, ndërsa nafta Bruto amerikane është mbështetur nga të dhënat që treguan një rënie të rezervave të naftës, gjatë javës së kaluar.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53.7 dollarë për fuçi. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, deklaroi se e ka ulur prodhimin me rreth 800,000 fuçi në ditë, gjatë janarit, në totalin e 30.81 milionë fuçive.

Pjesa më e madhe e reduktimit vjen nga Arabia Saudite. Gjithashtu, ministri i naftës në Arabinë Saudite, Khalid al-Falih, deklaroi se prodhimi nga ky vend do të bjerë poshtë 10 milionë fuçive në ditë, gjatë marsit, rreth 500 mijë fuçi më pak se objektivi i rënë dakord në dhjetor të vitit të kaluar.

Deri më tani për vitin 2019, çmimet e naftës janë rritur me rreth 20%. Në anën tjetër, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi në raportin mujor se, tregu vijon të jetë i furnizuar mirë, ndërsa prodhimi do të jetë më i lartë se kërkesa, gjatë këtij viti, pavarësisht përpjekjeve të OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin.

Referuar të dhënave jozyrtare të publikuara në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë me 998,000 fuçi, gjatë javës së kaluar, kundrejt parashikimeve për një rritje prej 2.7 milionë fuçi. Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare në administratës amerikane.

Scan,  14.02.2019