Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e papërpunuar shënon rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure, një rritje kjo e cila u nxit kryesisht pasi grupi i shteteve anëtare të OPEC-ut thanë se do të ndërprisnin prodhimin dhe se snaksionet e vendosura nga Amerika goditën ekportin e naftës të Venezuelës.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 54 cent dhe u tregtuan me 62.96 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 38 cent dhe u tregtuan me 53.48 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,311.67 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  13.02.2019