Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC ul prodhimin, rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës janë rritur me thuajse 2% në sesionin tregtar të ditës së Martë, duke marrë nxitje nga ulja e prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe nga sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës.

Nafta brent e Londrës u rit me 1.9% në 62.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) u rrit me 1.7% në 53.3 dollarë për fuçi. Tregjet po pësojnë tkurrje të ofertës për shkak të reduktimit të prodhimit nga OPEC dhe vendet aleate përfshirë Rusinë,  që u bë efektiv nga data 1 Janar.

Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh në botë dhe lideri de facto i OPEC, lajmëroi se do të ulë prodhimin e naftës me rreth 9.8 milionë fuçi në ditë nga muaji Mars, apo 500 mijë fuçi në ditë më shumë se sa premtoi fillimisht.

Ministri i Energjisë, Khalid al-Falih, lajmëroi këtë lëvizje ditën e sotme, ndërkohë që Mbretëria po përpiqet të nxisë rritjen e çmimeve, në mënyrë që të financojë planin e transformimit ekonomik.

Investitorët po presin gjithashtu bisedimet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet tregtare.

Megjithatë, rritja e prodhimit në SHBA, lufta pranë fushës kryesore të naftës në Libi, sanksionet ndaj Venezuelës dhe ndalimi i importit të naftës iraniane, kanë bërë që tregjet të jenë të pasigurt mbi ofertën e përgjithshme.

Scan,  12.02.2019