Nafta e papërpunuar sërish në rënie
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2013/10/cmim_nafte_ulje.jpg)
Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 36 cent dhe u tregtuan me 62.33 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 71 cent dhe u tregtuan me 62.69 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 30 cent dhe u treguan me 53.71 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 36 cent dhe u tregtuan me 54.01 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,303.65 dollarë amerikanë për onz.
Indeksi i çmimit të bakrit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 6,249.50 dollarë amerikanë për ton metrikë.
Indeksi i çmimit të gazit natyror ra me 2 për qind dhe u tregtua me 2.61 dollarë amerikanë për
Indeksi i çmimit të hekurit u rrit me 3.3 për qind.
Monitor, 07.02.2019