Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e papërpunuar e fillon javën me rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mënegjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 15 cent dhe u tregtuan me 62.90 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 1.91 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 62.75 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 2 cent dhe u tregtuan me 55.28 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 1.47 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 55.26 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,312.60 dollarë amerikanë për onz, duke u larguar kështu nga niveli i tij i lartë i shënuar gjatë javës së kaluar ku u këmbye me 1,326.30 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se 9 muajt e fundit.

Monitor,  04.02.2019