Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, investitorët presin përfundimin e takimit SHBA-Kinë

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së rezervave të naftës në SHBA me një hap më të ngadaltë se parashikimet e analistëve. Në anën tjetër, investitorët po presin detaje nga takimi i administratës amerikane dhe asaj kineze mbi tregtinë.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 54.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 61.7 dollarë për fuçi. Të dhënat e publikuara nga Administrata për Informimin mbi Energjinë treguan se, rezervat e naftës u rritën me një hap më të ngadaltë se parashikimet, gjatë javës së kaluar, për shkak të rënies së importeve kryesisht nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, sanksionet e vendosura nga Uashingtoni ndaj kompanisë së naftës në Venezuelë po shkaktojnë çrregullime në furnizim. Tregjet globale po shfaqen të tensionuara për shkak të bisedimeve SHBA-Kinë mbi tregtinë, që filluan të mërkurën në Uashington. Bisedimet dyditore pritet të jenë të tensionuara. Nëse nuk do të ketë progres, atëherë Amerika ka kërcënuar se do të dyfishojë tarifat për mallrat kineze, duke filluar nga 2 marsi.

Scan,  01.02.2019