Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA: Sanksione firmës shtetërore Venezueliane të naftës

Administrata e Trump vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë, me qëllim reduktimin e eksporteve të naftës të vendit të OPEC ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për të shkaktuar presion te presidenti socialist, Nicolas Maduro që të japë dorëheqjen.

Rusia, një aleat i afërt i Venezuelës, e quajti lëvizjen si një ndërhyrje të jashtëligjshme në çështjet e Venezuelës dhe deklaroi se sanksionet do të vështirësojnë shërbimin e borxhit prej 3.15 miliardë dollarë ndaj Moskës.

Menjëherë pas lajmërimit të sanksioneve, Juan Guaido, që u vetëshpall si presidenti i përkohshëm javën e kaluar, tha se kongresi do të caktojë një bord të ri të drejtorëve te kompania.

Guaido thotë se Maduro vodhi rizgjedhjen e tij dhe shtoi se duhet të japë dorëheqjen, që të lejojë zgjedhje të reja e të drejta. Maduro akuzoi Shtetet e Bashkuara për përpjekjen për të vjedhur njësinë në SHBA të kompanisë së naftës, Citgo Petroleum, që është aseti më i çmuar i jashtëm i Venezuelës.

Sanksionet e administratës së Donald Trump nuk ndaluan kompanitë amerikane që të blejnë naftë të Venezuelës, por ndërkohë që shitjet do të vendosen në llogari të bllokuara, kompania e naftës do të ndalojë dërgesat ndaj SHBA.

“Nëse njerëzit në Venezuelë kërkojnë të na shesin naftë, ne do ta marrim për sa kohë paraja kalon në llogari të bllokuara, përndryshe ne nuk do ta blejmë”, tha Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin. Ai shtoi se nafta në det që është paguar, do të vazhdojë dërgesën deri në SHBA.

Scan,  29.01.2019